Organizimi i trenit për nxënësit e SH.F. “Mileniumi i Tretë” – Prishtinë

Me kërkesën e përgjegjësve të SHF “Mileniumi i Tretë” – Prishtinë, me datën 22.05.2009 Hekurudhat e Kosovës organizuan një tren ekskursion për
nxënësit e kësaj shkolle. Ishin tri paralelet e klasave të dyta të kësaj shkolle me mësueset e tyre përgjegjëse të cilët pas arritjes me autobus nga
Prishtina u vendosën në Garniturën Motorike e cila priste në peronin 1 të stacionit hekurudhor të udhëtarëve në Fushë Kosovë. Ishte udhëtimi i parë me
tren në Kosovë i këtyre nxënësve dhe pas vendosjes në tren dhe nisjes në orën 10.00 nga stacioni të gjithë të entuziazmuar filluan udhëtimin sipas orarit të
hartuar për këtë rast e që destinacioni i arritjes ishte stacioni i Ferizajit.

Organizatore e këtij ekskursioni ishte një prind i një nxënësi të kësaj shkolle Z.nja Ajete Veseli e cila thotë se kjo është një përvojë e mirë ku nxënësit drejtë për së drejtë njoftohen me zhvillimin e komunikacionit hekurudhor në Kosovë e që kjo është e paraparë edhe me plan programin e shkollës dhe kështu po përmbushet edhe një obligim i planifikuar.
Gjatë udhitmit nxënësit ndjenin kënaqësinë e udhëtimit me tren dhe duke biseduar me ta shpreheshin se kënaqeshin me tren dhe ju pëlqente jashë zakonisht shumë. Ishin kureshtarë për trenin e udhëtarëve dhe bënin pyetje të ndryshme në të cilat iu përgjigjeshin personeli i trenit. Të gjithë nxënësit të
organizuar në grupe nga tre dolën në kabinën e zbrazët të makinistit dhe me ngazëllim dhe kënaqësi shiqonin trenin duke lëvizur. Pas mbërritjes në
stacionin e Feizajit dhe pas një shëtitje të shkurtër në qytetin e Ferizajt prapë të kënaqur u kthyen në tren. Edhe gjatë kthimit këta vogëlush nxënës të
kësaj shkolle u kënaqen dhe nga kureshtja pyesnin për gjithçka e ndër të tjera disa pyetën edhe se “pse nuk ka në tren për të blerë pije freskuese sepse mësuesja i ka paratë”.

Duke komentuar këtë me mësueset e tyre mësuam se shumica e këtyre nxënësve kishin jetuar në vende të ndryshme të Perëndimit dhe kishin përvojë për nga udhëtimet me trenat ndërkombëtar duke pasur mundësin që nëpër trena të blejnë pijeve freskuese. Pas mbërritjes në stacionin e udhëtarëve në Fushë Kosovë nxënësit vizituan edhe Muzeun e Hekurudhave të Kosovës dhe nga Menaxheri i Transportit u njoftuan për eksponatet e ekspozuara në muze.
Pak të “befasuar” nga udhëtimi me tren, e të liruar nga arsimtaret përgjegjëse, në holin e freskët të stacionit filluan të relaksohen dhe duke lozur qëndruan edhe për disa qaste. Pasi u relaksuan pak dolën nga stacioni i ternit, para stacionit i priste autobusi dhe kështu të kënaqur dhe shpresojmë me një
kujtim të mirë e plot mbresa, u larguan për në shëpit  e tyre.