Dep. i Operimeve

Departamenti i Operimeve është pjesë përbërëse e TRAINKOS-it dhe është përgjegjës për komplet operimin me mjete të transportit brenda kompanisë.

Departamenti i Operimeve udhëhiqet nga Drejtori, ai ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit të Operimeve. Drejtori i Departamentit të Operimeve i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv. 

Fushat që përfshin Departamenti i Operimeve janë të paraqitura më poshtë:

  • Ofrimi i shërbimeve të transportit të mallrave dhe të udhëtarëve si dhe shërbimeve të mirëmbajtjes së mjeteve lëvizëse për palët e treta;
  • Organizimi dhe operimi i trenave në rrjetin hekurudhor;
  • Menaxhimi i parkut të mjeteve lëvizëse;
  • Mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve lëvizëse (lokomotiva,trena motorikë dhe vagonë).

Departamenti i Operimeve në mënyrë që të funksionojë me një efikasitet më të mirë dhe me një përgjegjësi më të qartë, është i organizuar në tre sektorë dhe atë në:

–          Sektorin e Transportit  të Mallrave;
–          Sektorin e Transportit të Udhëtarëve dhe
–          Sektorin e Mirëmbajtjes