Dep. i trans. të udhëtarëve

Departamenti i Transportit të Udhëtarëve (DTrU) është pjesë përbërëse e HK-Trainkos – Sh.A dhe është përgjegjës për komplet operimin me mjete të transportit të udhëtarëve brenda Ndërmarrjes. Departamenti i TrU udhëhiqet nga Drejtori, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit. Drejtori i Departamentit të TrU i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.

Fushat që përfshinë Departamenti i TrU janë të paraqitura më poshtë:

  1. a) Ofrimi i shërbimeve të transportit të udhëtarëve
  2. b) Organizimi dhe operimi i trenave të udhëtarëve në rrjetin hekurudhor.

Departamenti i TrU në mënyrë që të funksionojë me një efikasitet më të mirë dhe me një përgjegjësi më të qartë, është i organizuar në Sektorin e Transportit të udhëtarëve.

Sektori i Transportit të Udhëtarëve

  1. a) Ky Sektor merret me planifikimin dhe organizimin e transportit të udhëtarëve në komunikacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar
  2. b) Ky Sektor merret me menaxhimin e shitjeve të biletave në shërbimin e transportit të udhëtarëve duke përfshirë edhe shitjen e biletave nëpër stacione
  3. c) Kryen planifikimin e përbërjes së trenave dhe përcjell realizimin e planifikuar si dhe merret me kontrollimin e trenave dhe garniturave motorike nga aspekti i sigurisë në trafik. 8
  4. d) Në bazë të kontrollimeve rutinore të përditshme të vagonëve bën verifikimin e gjendjes teknike të tyre dhe mundësisë së operimit të tyre në komunikacion si dhe në bazë të gjendjes së konstatuar jep udhëzime për veprime të mëtutjeshme
  5. e) Kryen furnizimin e stacioneve dhe të konduktorëve me formularë dhe bileta përkatëse si dhe përgatitë raporte javore dhe mujore për punën e konduktorëve dhe të stacioneve
  6. f) Ky shërbim merret me organizimin e punës me qëllim të tërheqjes së trenave të udhëtarëve, mbikëqyrë realizimin e detyrave të planifikuara dhe bashkëpunon ngushtë me Zyrën e MML-së lidhur me aftësimin e lokomotivave dhe garniturave motorike si dhe vagonëve që të jenë të gatshme për operim si dhe analizon defektet e mjeteve tërheqëse dhe merr masa për evitimin e shkaqeve të defekteve.
  7. g) Bashkëpunon dhe koordinon punët me shërbimet përkatëse rreth organizimit të tërheqjes së trenave të udhëtarëve
  8. h) Siguron me kohë lokomotivë dhe personel për trenat e udhëtarëve dhe poashtu kujdeset për dërgimin e lokomotivave dhe garniturave motorike dhe vagonëve në kontrollime të rregullta si dhe bën angazhimin korrekt dhe racional të personelit në shërbim
  9. i) Brenda këtij shërbimi organizohet-kryhet trajnimi i personelit për seri të lokomotivave dhe shkollimi i rregullt sipas planit si dhe bëhet testimi i personelit përkatës me anë të provimeve periodike të parapara me rregullore të brendshme të Ndërmarrjes. Shkollimin e bënë Sektori i Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Administratës, ndërsa ne japim ligjerues.
  10. j) Analizon shpenzimet e derivateve të naftës për secilën lokomotivë dhe garniturë motorike dhe për secilin muaj përgatitë raporte të nevojshme për Sektorin dhe Departamentin.


Sektori i Transportit të Udhëtarëve përbëhet nga:

  1. a) Njësia e Personelit
  2. b) Njësia e Tërheqjes
  3. c) Njësia e Kontrollit Teknik të Vagonëve dhe
  4. d) Njësia e Dispeçerëve dhe Planifikimit.