Departamenti i Administratës është pjesë përbërëse e TRAINKOS-it dhe është përgjegjës për tërë fushën administrative brenda kompanisë. Departamenti i Administratës ka një rol me rëndësi organizative për bashkëveprim të të gjitha punëve administrative që kanë të bëjnë për të gjithë sektorët. E tërë kjo ka për qëllim arritjen e një funksionimi më të mirë dhe më efikas në kryerjen e punëve të tërësishme për Trainkos-in.
Departamenti i Administratës udhëhiqet dhe menaxhohet nga Drejtori i Departamentit të Administratës, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale për menaxhimin e Departamentit të Administratës. Për punën e tij, i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Fushat që përfshin Departamenti i Administratës janë të paraqitura në pjesën më poshtë:
- Infrastruktura dhe politikat e administratës brenda kompanisë, si dhe zbatimi i tyre
- Departamenti i Administratës mbështet menaxhimin e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë me qëllim të arritjes së progresit në Trainkos SH.A.
- Menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve rreth zbatimit të legjislacionit në fuqi
- Çështjet juridike të cilat janë në funksion të mbrojtjes së interesave të kompanisë
- Ofrimin e shërbimeve administrative për personelin e kompanisë, përkatësisht menaxhimin e të gjitha punëve në përkatësi të Resurseve Njerëzore.
- Departamenti i Administratës gjithashtu është përgjegjës edhe për identifikimin për trajnim dhe ofrim të mundësive për ngritje profesionale të punonjësve të kompanisë.
- Çështjet logjistike për tërë kompaninë (ku përfshihet akomodimi i stafit dhe organeve administrative, transporti, depoja dhe materialet për zyre si dhe shumë sfera të tjera që kanë rol mbështetës për kompaninë).
- Ky departament është përgjegjës për hartimin e strategjisë për menaxhimin e sektorëve dhe shërbimeve.
- Ky departament ofron shërbime në sferën e teknologjisë informative dhe të komunikimit.
- Arkiva, administrimi, qarkullimi dhe ruajtja e dokumentacionit të hyrë ose të krijuar në Trainkos.
- Hartimi i planeve dhe programeve të punës që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës së administratës.
- Është përgjegjës edhe për detyra të tjera, varësisht nga autorizimet e KE-së.
Departamenti i Administratës ka për qëllim përmbushjen e obligimeve dhe detyrave administrative me sa më shumë efikasitet dhe përgjegjësi, prandaj mund të themi se Departamenti i Administratës funksionin e vet e kryen nëpërmjet këtyre sektorëve:
- Sektori për Çështje Ligjore dhe Resurse Njerëzore;
- Sektori i Logjistikës dhe IT.
Këta sektorë, njësi kanë të ndarë fushën e përgjegjësisë brenda Departamentit të Administratës. Menaxherët e këtyre sektorëve marrin detyrat dhe raportojnë në baza javore, mujore dhe tre mujore tek Drejtori i Departamentit të Administratës.