Dep. i Financave

Departamenti i Financave në pajtim me detyrat e parashtruara është përgjegjës për zhvillimin e kornizës së politikave financiare dhe përgjegjësive që rrjedhin nga legjislacioni i zbatueshëm në Kosovë. Departamenti i Financave është përgjegjës për themelimin e një kornize të llogaridhënies që, brenda një ambienti të llogaridhënies dhe kontrollit të plotë, i mundëson njësive buxhetore t’i plotësojnë obligimet e tyre ligjore dhe morale për të ekzekutuar buxhetin e TRAINKOS-it në mënyrë efikase dhe efektive duke pasur parasysh parimet e transparencës dhe llogaridhënies. Departamenti i Financave ekzekuton këtë rol duke bërë:

Departamenti i Financave udhëhiqet dhe menaxhohet nga ZKF/Drejtori i Departamentit të Financave i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit të Financave. Për punën e tij i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv. 

Detyrat kryesore për të cilat është përgjegjës Departamenti i Financave janë:

  • Përgatitjen dhe zbatimin e politikave financiare dhe buxhetore të përcaktuara nga Bordi i Drejtorëve dhe Kryeshefi Ekzekutiv;
  • Përgatitjen dhe hartimin e politikave të kompanisë lidhur me shpenzimet dhe të ardhurat buxhetore;
  • Zhvillimin dhe zbatimin e rregulloreve të brendshme të kontrollit si dhe udhëzimet dhe procedurat për aktivitete si: administrimi i buxhetit, menaxhimi i pasurive dhe detyrimeve dhe mbajtja e llogarive;
  • Duke inkurajuar delegimin e ekzekutimit të buxhetit brenda një kornize të qëndrueshme të llogaridhënies dhe kontrollit të brendshëm;
  • Duke lënë gjurmë gjithëpërfshirëse të auditimit, ku dokumentet kryesore që përmbajnë aprovimet (nënshkrimet) dhe dokumentacioni i lidhur me shpenzimet që mbahen nga ana e Departamentit të Financave;
  • Regjistrat e detajuar të kontabilitetit për të gjitha transaksionet, duke përfshirë përcjelljen e zotimeve dhe shpenzimeve përmes sistemit elektronik për menaxhimin e financave në të cilin të gjitha njësitë buxhetore mund të kenë qasje;
  • Raporte financiare gjithëpërfshirëse dhe të rregullta që janë të krijuara në bazë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe
  • Vendosjen e rregullave për shpenzime që sigurojnë që vetitë e mësipërme të implementohen në mënyrë konsistente dhe që ekzekutimi aktual i buxhetit të reflektojë buxhetin si të tillë siç është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve.

 

Departamenti i Financave është pjesë përbërëse e kompanisë TRAINKOS Sh.A, ku si departament mbështetës është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve për financat e kompanisë.

Departamenti i Financave përbëhet nga:

  • Sektori i financave dhe
  • Sektori i kontabilitetit.