Zyra për MP

Zyra për Marrëdhënie me Publikun ka përgjegjësi në përfaqësimin e kompanisë në këmbimin e informatave të cilat lidhen me procesin dhe zhvillimet e punës brenda kompanisë me qëllim të krijimit të një imazhi (opinioni) sa më të mirë për kompaninë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun mban përgjegjësi të plotë profesionale e ligjore, ajo menaxhohet nga Udhëheqësi  i saj dhe i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeshefit Ekzekutiv.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun harton strategjinë për komunikim publik dhe është përgjegjëse në fushat që kanë të bëjnë me kontaktet dhe komunikimin me publikun, pranimin e informacioneve të ndryshme nga ata dhe shpërndarja e tyre tek menaxhmenti i kompanisë, apo botimi i tyre në mjetet e informimit publik etj. Në këtë mënyrë mbulon edhe komunikimin e brendshëm në kompani. Pjesë e përgjegjësisë së ZPM është edhe pjesa e përkthimeve të materialeve të kompanisë në gjuhet zyrtare të cilat janë të specifikuara me ligj.

Pjesë e obligimeve është edhe mbajtja e kontakteve të rregullta me përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik, njoftimi i tyre për të gjitha ngjarjet, zhvillimet që janë në interes të kompanisë dhe publikut. Organizimi i konferencave të ndryshme për raste të ndryshme, në të cilat pasqyrohen të arriturat apo  probleme të caktuara në kompani, ose kanë për të përçuar mesazhe me rëndësi për ngjarje ose procese të ndryshme tek qytetarët.

Për të krijuar kushte për një transparencë sa më të madhe, Zyra për Marrëdhënie me Publikun duhet të sigurojë të gjitha materialet dhe dokumentacionin e nevojshëm për përfaqësuesit e medieve, për të gjitha takimet që i organizon dhe mban kompania.

Fusha tjera që mbulon Zyra për Marrëdhënie me Publikun janë edhe pikat më poshtë:

Shqyrtimi i përshtatshmërisë së çështjeve të mediave si atyre të shkruara ashtu edhe atyre elektronike.

Mbikëqyrja e faqes zyrtare të TRAINKOS-it, si dhe pasurimi i ueb faqes së Trainkos-it me artikuj aktual si dhe në rubrikat e tjera sipas nevojës.

Asistimi në koordinimin e të gjitha rasteve publike në të cilat përfshihen Bordi i Drejtorëve dhe menaxherët.

Asistion drejtorët, menaxherët dhe punëtorët në të gjitha çështjet lidhur me këmbimin  në mes të kompanisë dhe qeverisë, rregullatorit, medieve, furnitorëve, komisionarëve dhe publikut të gjerë.

Hartimi i përmbajtjes dhe mbikëqyrja e dizajnit dhe faqes elektronike të Trainks Sh.A.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun Trainkos Sh.A cakton planet operative për përcaktimin e rrjedhës së punës për stafin e komunikimit në Trainkos