Shërbimet

 

Portfolio e shërbimeve tona të cilat ne ju ofrojmë klientëve tanë është i ndryshëm dhe përfshinë një numër të konsideruar të këtyre shërbimeve si :

  • Transportin e mallrave brenda dhe jashtë Kosovës;
  • Transportin e udhëtarëve brenda dhe jashtë Kosovës; si dhe
  • Mirëmbajtjen e voageneve;

 

 

 

Në kuadër të transporti të mallrave  Trainkos Sh.A  ju ofron mundësinë e transportit të të gjitha llojeve të mallrave  duke plotësuar nevojat tuaja të transportit, qëllimi ynë është që përmes asortimanit tonë të shërbimeve, të çmimeve  të volitshme dhe distribuimit të mallrave ,  të ju ofrojmë  oferta konkrete të transportit të mallrave. Ndërsa në  shërbimin e transportit të mallrave me kontejnerë  Trainkos Sh.A ju ofron organizimin e transportit të mallrave tuaja me kontejnerë të të gjitha llojeve nga të gjitha vendet, kryesisht përmes portit të Selanikut deri në Terminalin Hekurudhor “Miradia” në Fushë Kosovë.

Në kuadër të transporti të udhëtarëve Trainkos Sh.A ofron shërbimin e transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë Kosoves.

Portfolio e shërbimeve të cilat ne i ofrojmë në transportin e udhëtarëve është :

  • Transportin e udhëtarëve në linjën Prishtinë – Pejë – Prishtinë;
  • Transportin e udhëtarëve në linjën Fushë Kosovë – Hani i Elezit – Fushë Kosovë;
  • Transportin e udhëtarëve në linjën Prishtinë – Shkup – Prishtinë; 

 

Ndërsa  shërbimin tonë të mirëmbajtjes së vagonëve kemi filluar ta ofrojmë si shërbim  të  ri edhe për    klientët tanë  në  kuadër të sektorit të mirëmbajtjes së vagonëve.