Çmimorja e transportit të kontejnerëve dhe mallrave konvencionale me kamionë
Çmimorja e qarkullimit dërgues të kontejnerëve/mallrave konvencionale është e përbërë nga dy pjesë.
- Pjesa e parë përfshin Prishtinën dhe rrethinën e saj ( Obiliq, Hajvali dhe Fushë Kosovë) deri në 20 km, ku çmimi është 60.00 euro për dërgesë.
- Kurse pjesa e dytë përfshin qytetet në bazë të largësisë nga Terminali dhe çmimet e dërgesës për çdo qytet janë të caktuara në tabelën e paraqitur më poshtë.
Dërgesë llogaritet çdo dërgim i kontejnerit apo të mallit me anë të kamionit deri te vendi/qyteti destinues prej terminalit dhe anasjelltas, pavarësisht nga lloji i kontejnerit dhe sasisë së mallit të ngarkuar në kamionë ( pesha maksimale që lejohet për ngarkim është 24 ton për dërgesë ), ndërsa për ngarkesat mbi 24 tonë kalkulohen tarifa shtesë për mbipeshë që kushton 11 € /ton. Bazë për definimin e mbipeshës merret peshorja e kranit në Terminal.
Afati i mbajtjes së kamionit në vendin e shkarkimit është 3 orë, pas kalimit të këtij afati për çdo orë fillestare ( shuma e tërë e orëve nuk mund të kalon 5 orë shtesë) llogaritet kompensimi 20 Euro për orë. Pas kalimit të 5 orëve shtesë llogaritet dita e kamionit e cila përfshin kohëzgjatjen prej 24 orëve dhe
lartësia e pagesës për këtë ditë është 120 Euro.
Afatikohorë ( pritja ) e kamionit për shkarkimin e mallit të shkapërderdhur apo nërastet kur ka mall të imët do të jetë deri në 5 orë.
Klientëve të cilët transportojnë derivate të naftës nuk do tu llogaritet hyrja e kamionit – cisternave në Terminal pasi që Trainkos-i nuk posedojnë kamionë cisternë dhe nuk mund tu ofrojnë shërbime të tilla.