Ngarkimi i dërgesave

 

Gjërat e përgatitura për transportim duhet të jenë të paketuara ashtu që gjatë transportimit të mund të ruhen nga humbja e plotë apo e pjesërishme apo dëmtimi i tyre  dhe të pengohet sjellja e dëmit hekurudhës apo personave tjerë.

Gjatë ngarkimit të vagonit duhet pasur kujdes të posaçëm që gjërat të jenë ashtu të ngarkuara që mos të rrezikojnë sigurinë e komunikacionit.

Shfrytëzuesi i transportit  vetë e ngarkon dërgesën vagonore, lëndët me madhësi të jashtëzakonshme, të paketuara, kafshët e gjalla, si dhe lëndët e dërgesave dengore nëse janë më të rënda se 500 kg. duhet të përdoren paisje për sigurim dhe përforcim të barrës për sigurim nga lëkundja gjatë transportimit dhe njëkohësisht përgjigjet për dëmin e shkaktuar të  transportuesit me ngarkimin jo të drejtë të mallrave.

Dispozitat të cilat vlejnë për ngarkimin e gjërave janë të obligueshme të zbatohen në çdo rast, pa marrë parasysh në atë se a i ngarkon Trainkos-i apo shfrytëzuesi i transportit.