Vagonët për ngarkim i porositë dërguesi në formularin e porosisë vagonore në stacionin e nisjes, varësisht nga lloji, pesha dhe madhësia e dërgesës të cilën duhet ta dorëzojë në transport dhe të cilën e ngarkon vetë.
Sipas rregullit, vagonët porositen më së voni 2-3 ditë më herët nga ngarkimi i synuar, varësisht nga lloji i vagonit që dëshiron (të rëndomtë apo special). Trainkos do të pranojë edhe porosinë e jashtëzakonshme të vagonit, për të njëjtën apo ditën e ardhshme, nëse ka në disponim vagonë gjegjës.
Nëse Trainkos pranon porosinë, vlen rregulli që dërguesit të dërgojnë vagon të rregullt gjegjës të konstruksionit dhe vend gjetjes në vend ku ngarkimi është i mundshëm në mënyrë që i tërë malli i cili me porosi është lajmëruar në mënyrën më të volitshme mund të ngarkohet dhe bartet, e vagonët të shfrytëzohen sa më mirë në rrugën transportuese duke marrë parasysh kufirin e ngarkimit të tyre.