Transporti i kombinuar

 

Në kuadër të transportit të  kombinuar ofrohen vagonë/kontejnerë/kamionë për transportin e mallrave të ndryshme nga stacionin  i nisjes deri ne stacionin përfundimtarë të mallrave ( dërgesës ).

Transporti i kombinuar shikuar si tërësi bashkon përparësitë e qarkullimit hekurudhor dhe atij rrugor. Trainkos Sh.A synon të orientoj transportin e mallrave  rrugore në atë hekurudhor në mënyrë të lirimit dhe zvogëlimin e mbingarkesës rrugore, zvogëlimin e fatkeqësive, kursimin e derivateve, shfrytëzimin sa më racional të hapësirës, zvogëlimin e ndotjes së ambientit si dhe zvogëlimin e zhurmës.

Njësit transportuese nga njëri në tjetrin transport kryhet përmes pajisjeve moderne.

Transportin e kombinuar e ofrojmë në bashkëpunimin me  partnerët  tanë  vendor e ndërkombëtar, po ashtu përmes operatoreve të tjerë hekurudhor, organizuesve të transportit  rrugorë,  organizuesve me anije transportuese, organizatave limanore si dhe terminaleve të kontejnerëve.