Në kuadër te transportit konvencional ofrohen vagonë të llojeve të ndryshëm, si vagonë të hapur dhe vagonë të mbyllur, vagonë me konstruksion të veçantë, plato-vagonë, si dhe cisterna etj.
Transporti konvencional përfshinë transportin e dërgesave vagonore në transportin vendor dhe atë ndërkombëtar. Transporti i dërgesave vagonore është paraparë si shërbim i cili i dedikohet tregut me sasi më të mëdha të mallrave, siç janë mallrat e shpërndara (shkapërderdhura), kemikaljet, prodhimet apo gjysmë prodhime e industrisë metalurgjike dhe ndërtimore, mallrat e paletizuara etj. Me kushte të veçanta të transportit, transporti konvencional përfshin edhe dërgesat speciale ( të jashtëzakonshme ) .
Transporti konvencional realizohet me trena ndërkombëtar (EUC trenat), trenat e shpejt transportues me regjim transporti B, trenat direkt transportues dhe atë në grupe, trenat qarkor dhe trenat industrial transportues.