Beneficionet

 

Tarifa e udhëtarëve përmban beneficione tarifore për disa kategori të udhëtarëve në tërë territorin ku operon Trainkos Sh.A.

Beneficionet tarifore prej 20% i gëzojnë të gjithë ata udhëtar të cilët nga stacioni fillestar i udhëtimit deri në stacionin dedikues marrin biletë kthyese, për vajtje-ardhje deri në stacionin që e  ka filluar udhëtimin. Këto bileta jepen nëpër stacione dhe në tren.

Beneficionet tarifore prej 50%, i gëzojnë të gjithë udhëtarët nën moshën 12 vjeçare, studentët, nxënësit dhe të moshuarit mbi 65  vjet. Këto bileta jepen nëpër stacione dhe në tren. Ndersa Studentët të cilët nuk posedojnë kartelën e identifikimit të lëshuar nga Sektori i Marketingut të Trainkos Sh. A gjatë udhëtimit me  tren nuk e gëzojnë të drejtën e beneficionit prej 50 %. Kartelat identifikuese kanë vlefshmëri vetëm për një vit akademik për vitin në vijim përgatiten ID kartela e reja për të gjithë studentët.

Të drejtën e udhëtimit pa pagesë me tren në linjat ku operon Trainkos Sh.A e gëzojnë:

  • Veteranët e luftës;
  • Invalidët e luftës;
  • Familjarët e dëshmorëve, (Prindërit,gruaja/burri dhe fëmijët);
  • Pjesëtaret e Policisë së Kosoves;
  • Pjesëtaret e Forcave të Sigurisë së Kosovës;
  • Të verbrit dhe përcjellësit e tyre;
  • Fëmijët nën moshën 4 vjeçare, të cilët nuk zënë ulëse të veçanta (ulën në prehrin e shoqëruesit). dhe
  • Punëtorët e Trainkos Sh.A në ardhje/shkuarje në/nga puna.

Për të realizuar benefionet tarifore të lartëpermendura  studentët duhet të paraqesin kartelën identifikuese të dhënë nga Trainkos Sh.A, nxënësit – librezën e shkollës dhe të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare letërnjoftimin ,  pa  këtodokumente udhëtarë nuk mund të përfitojnë beneficionet e lartëpërmendura , ndërsa Veteranët e luftës, Invalidët e luftës, të verbrit dhe përcjellësit e tyre me ID kartelën nga Shoqata përkatësi si dhe familjarët e dëshmove me kartelën familjare nga Shoqata e familjeve të dëshmoreve të UÇK-së. Udhëtarët e përmendur më sipër janë të obliguar që me kërkesën e konduktorit, biletaritë apo punonjësit të autorizuar të Trainkos-it, për kontrollin e biletave të udhëtimit me trenat e Trainkos-it, të ofrojnë dëshmitë e theksuara më sipër me të cilat mundësohet i drejta e beneficionit tarifor apo e udhëtim pa pagesë.

Të tjerë

Të drejtën e udhëtimit pa pagesë me tren në tërë territorin e Kosovës e gëzojnë fëmijët deri në moshën 4 vjeçare të cilët nuk zënë ulëse të veçanta (ulen në prehrin e shoqëruesit).