Zënia e më shumë ulëseve, shmangia e qëllimshme gjatë kontrollimit të biletave, mos posedimit të biletës së udhëtimit, kur udhëtari nuk i lajmërohet konduktorit dhe pengimin e konduktorit në kryerjen e detyrës gjatë pagesës së biletave (ndëshkohet), përveç pagesës përkatëse shtesë paguan edhe shumën për 5 Euro.
Transporti i bagazhit
Udhëtari ka të drejtë që si bagazh të dorës të bart pa pagesë në vagonët e udhëtarëve gjërat të cilat lehtë vendosen nën apo mbi karrigen në të cilën është ulur, nëse kjo nuk është në kundërshtim me rregullat e doganës dhe nëse me këto gjëra nuk i bëhet dëm vagonëve të udhëtarëve.
Si bagazh për udhëtim merren gjërat të cilat janë të parapara për tu përdor nga udhëtari, e të cilat janë të paketuara në valixhe, shportë, kuti dhe mbështjellëse të përshtatshme.Në rast se gjërat nuk mundë të vendosen në vagonët zyrtar, udhëtari e paguan kompensimin për pjesën e tepërt të bagazhit të dorës sipas tarifave të udhëtarëve të cilat janë në fuqi. Ndalohet vërja e bagazhit në karrige, në dysheme dhe në urat kaluese të vagonëve. Bagazhi i udhëtarit merret për udhëtim vetëm në stacion, duke treguar biletën e udhëtimit më së tepërmi 15 minuta para nisjes së trenit.
Transporti i shtazëve
Sipas rregullave, shtazët e gjalla nuk guxojnë të barten në vagonët e udhëtarëve dhe vagonët për ushqim. Megjithatë, nëse kjo nuk është në kundërshtim me rregullat e veterinarisë sanitare dhe tjera lejohet bartja në vagonët e udhëtarëve:
- Shtazëve të vogla të dresuara në kafaze të mbyllura, shporta ose mbështjelljeve të përshtatshme, nëse mund të vendosen si bagazh dore;
- Qenët e vegjël ( të cilët të matur në pjesën e parë të tyre prej toke deri në mbi qafë nuk e kalojnë gjatësinë prej 30 cm ) nëse nuk u pengojnë udhëtarëve dhe nëse mund të mbahen në krah.
Qentë të cilët barten me hekurudhë, pa marr parasysh madhësinë e tyre , duhet të kenë rrjetin sigurues në turinj e qentë më të mëdhenj duhet të mbahet të lidhur me rrip të shkurtër.
Nuk lejohet futja dhe bartja e qenve me trena motorik të cilët nuk kanë kabina të posaçme për këtë qëllim.
Për çdo qen (përjashtim të vegjlit) të cilët barten me vagonë të udhëtarëve paguhet në emër të biletës së udhëtimit gjysma e vlerës së biletës së rregullt të udhëtimit të klasës së dytë të trenit të udhëtarëve, ndërsa në kerret për fjetje të udhëtarëve duhet të ketë edhe kabinën e tërë në shfrytëzim të plotë personal.