SHËTITJA E INSTITUCIONIT PARASHKOLLOR “FOLEJA JON” ME TREN

Me kërkesën e përgjegjësve të Institucionin parashkollor “Foleja Jonë” – Prishtinë, me datën 17.06.2011 Hekurudhat e Kosovës organizuan një tren ekskursion për nxënësit e këtij institucioni.

Ishte udhëtimi i parë me tren në Kosovë i këtyre fëmijëve dhe pas vendosjes në tren dhe nisjes në orën 10.00 nga stacioni në Prishtinë të gjithë të entuziazmuar filluan udhëtimin sipas orarit të hartuar për këtë rast e që destinacioni i arritjes ishte stacioni i Fushë Kosovës.

Gjatë udhëtimit fëmijët ndjenin kënaqësinë e udhëtimit me tren dhe duke biseduar me ta shpreheshin se kënaqeshin me tren dhe ju pëlqente jashtëzakonisht shumë. Ishin kureshtarë për trenin e udhëtarëve dhe bënin pyetje të ndryshme në të cilat iu përgjigjeshin personeli i trenit. Të gjithë fëmijët të organizuar në grupe nga tre dolën në kabinën e zbrazët të makinistit dhe me ngazëllim dhe kënaqësi shiqonin trenin duke lëvizur. Pas mbërritjes në stacionin e Fushë Kosovës dhe pas një shëtitje të shkurtër në objektin e këtij stacioni. Pak të “befasuar” nga udhëtimi me tren, e të liruar nga përgjegjësit, në hollin e freskët të stacionit filluan të relaksohen dhe duke lozur qëndruan edhe për disa qaste. Prapë të kënaqur u kthyen në tren.

Edhe gjatë kthimit këta vogëlush  të këtij institucioni u kënaqen dhe nga kureshtja pyesnin për gjithçka.
Pas mbërritjes në stacionin e Prishtinës u larguan nga ky stacion me dëshirën qëprapë të udhëtojnë me tren.