Takim pune mes Trainkos sh.a. dhe Hekurudhave Maqedone

Krye shefi Ekzekutiv i Trainkos Sh.A. z. Gelor Shala së bashku me Drejtorin e Departamentit për Zhvillimin e Biznesit z.Liridon Drenica dhe Zyrtarin Kryesor Financiar z. Durim Krasniqi mirëpritën në një takim z. Adnan Azizi – Drejtor Gjeneral i Hekurudhave Maqedone -Transporti dhe z. Valon Bela -Drejtor për Çështje Ekonomike dhe Financiare në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Thellimi i bashkëpunimit si dy vende fqinje, dhe gatishmëria për të bërë hapa konkret në zhvillimin e transportit të udhëtarëve dhe atë të mallrave ishte krye teme e takimit.

Të dy palët u pajtuan që takimet të intensifikohen në mënyrë që kjo frymë e bashkëpunimit të ndikojë në rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve përkatëse.

Fushë Kosovë

Dhjetor 2020.