Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e NP – Trainkos Sh.A. dhe nevojat për mbështetje nga Qeveria, konkretisht nga MMPHI. Po ashtu u trajtuan edhe modalitetet e bashkëpunimit për çështje të ndryshme në realizimin e objektivave qeveritare në plotësimin e kushteve për ofrim të shërbimit për transport të udhëtarëve dhe mallrave në dhe nga Republika e Kosovës.
Palët u dakorduan për fuqizimin e bashkëpunimit në realizimin e nevojave që kanë Hekurudhat e Kosovës -Trainkos SH. A., për të mbet lider në transportin e mallrave dhe udhëtarëve në harmoni me obligimet që duhet plotësuar si pjesë përbërëse e sektorit hekurudhorë nga reformat tanimë në zbatim. Zyrtarët e Trainkos-it kanë treguar konsideratë të veçantë për iniciativën e ndërmarrë nga Ministri Aliu dhe kanë treguar gatishmëri për mbështetje në të gjitha iniciativat që do të ndërmerren.