Dep. i Prokurimit

Zyra e Prokurimit është pjesë e Trainkos-it që është formuar në përputhje me vendimet e Bordit të Drejtorëve për Skemën Organizative të Trainkos Sh.A. Zyra e  Prokurimit ka për qëllim që të sigurojë mënyrën më efikase, më transparente dhe më të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike dhe fondeve të kompanisë duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen, procedurat që do të ndiqen, të drejtat që do të respektohen dhe detyrimet që do te përmbushen nga personat, operatorët ekonomikë dhe të gjithë personat e përfshirë në aktivitetet e prokurimit.

Zyra e  Prokurimit është njësi mbështetëse për të gjitha departamentet e Trainkos-it dhe kryen procedurat për të gjitha shërbimet e nevojshme për Trainkos Sh.A që kanë të bëjnë me furnizime, shërbime konsulente apo punë.

Zyra e  Prokurimit udhëhiqet dhe menaxhohet nga Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit i cili  ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Zyrës të Prokurimit. Për punën e tij i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.

Zyra e  Prokurimit mbulon të gjitha aktivitetet e prokurimit të kompanisë siç janë të përkufizuara me Ligjin e Prokurimit në fuqi.

Departamenti i Prokurimit është i ndarë në dy fusha:

  • Furnizim  dhe
  • Menaxhim i Kontratave.

Departamenti i Prokurimit bën autorizimin dhe nënshkrimin e kontratave që rezultojnë nga një aktivitet i prokurimit i zhvilluar në përputhje me Ligjin e Prokurimit në fuqi dhe rregulloret e brendshme të kompanisë.