Trainkos Sh.A përuron lokomotivën 645

Fushë Kosovë, 29 mars 2016

Hekurudhat e Kosovës Trainkos Sh.A, në një ceremoni të organizuar bënë përurimin e lokomotivës 645, e cila u  realizua me mjetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me rastin e përurimit të kësaj lokomotive, përveç menaxhmentit dhe punëtorëve të HK-Trainkos Sh.A, ishin të pranishëm edhe shumë mysafirë të tjerë si nga institucionet vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.

Gjatë kësaj ceremonie në fjalimin e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i HK-Trainkos Sh.A, z. Gelor Shala theksoi se vënia në funksion e kësaj lokomotive do të ndihmojë edhe më shumë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në transportin e udhëtarëve. Dëshira jonë ka qenë dhe mbetet që udhëtarëve tanë të ju ofrojmë siguri, komoditet dhe kushte më të mira të udhëtimit. Ky është qëllimi jonë, andaj realizimi i projektit do t’i kontribuojë arritjes së tij – theksoi Kryeshefi Ekzekutiv.

1lnew Realizimi i këtij projekti kaq të rëndësishëm për ne e për qytetarët e vendit është bërë me mjetet e ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Andaj, ne edhe më këtë rast, dëshirojmë që të shprehim falënderimin tonë, jo vetëm për këtë projekt, por edhe për përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë në mbështetjen dhe përkrahjen e qëllimeve tona” – nënvizoi zoti Shala.
Ndërsa, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të HK-Trainkos Sh.A, z. Sadik Kryeziu falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për financimin e këtij projekti si dhe për përkushtimin dhe angazhimin e saj në mbështetjen e vazhdueshme për Hekurudhat e Kosovës. Z. Kryeziu, në vazhdim theksoi se:  trajnkos 036

“Realizimi i këtij projekti do të na motivojë edhe më shumë në punën dhe angazhimin tonë që qytetarëve të vendit dhe bizneseve t’u ofrojmë shërbime sa më cilësore. Do të gjejmë rrugë e mundësi që mjetet lëvizëse hekurudhore t’i ripërtërijmë. Misionin tonë do ta përmbushim, Trainkosi do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik të vendit duke ofruar mundësi konkurruese të transportit dhe me punën tonë do të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë”.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, foli Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, i cili theksoi se është për t’u përshëndetur angazhimi i Bordit Drejtues dhe menaxhmentit të lartë të Trainkos-it për modernizimin  e mjeteve motorike dhe vagonëve, duke synuar arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian me shërbime moderne në transportin hekurudhor.

Ministri Zharku, theksoi përkushtimin dhe përkrahjen Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit hekurudhor me investime të vazhdueshme nga viti në vit, deri në arritjen e synimeve tona të përbashkëta për një sistem hekurudhor modern dhe atraktiv për mallra dhe udhëtarë. 3l

Në ceremoninë e përurimit të lokomotivës ishte i pranishëm edhe përfaqësues i Ambasadës së Holandës në Prishtinë z. Carel Brands, i cili është koordinator përgjegjës për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes dy shteteve.

trajnkos 051 Z. Brands përshëndeti të pranishmit dhe përuroi realizimin e këtij projekti. Ai gjithashtu theksoi edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit holandez për Hekurudhat e Kosovës.

Qeveria holandeze ka dhënë një kontribut tejet të çmueshëm në trajnimet profesionale të stafit të punëve ekzekutive të HK – Trainkos Sh.A.

Përurimi i lokomotivës e cila nga sot do t’i shtohet flotës së mjeteve tjera lëvizëse të HK-Trainkos Sh.A, me prerjen e shiritit në mënyrë simbolike u shënua edhe fillimi i punës së saj në operime.

Prerjen e shiritit e bën Ministri i Infrastrukturës z. Lutfi Zharku, Kryeshefi Ekzekutiv i ARH-së z. Enis Berisha, Udhëheqësja e NJPMNP znj. Flutura Shala, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të HK-Trainkos Sh.A z. Sadik Kryeziu dhe Kryeshefi Ekzekutiv i HK-Trainkos Sh.A z. Gelor Shala.

trajnkos 083

 

 

20160329_091257 Riparimi i kësaj lokomotive u financua nga  Qeveria e Republikës se Kosovës. Këtë lokomotivë e ka riparuar operatori kontraktues për riparim të lokomotivës “NTP SOLAR”. Ndërsa, vlera e këtij projekti ishte 1 milionë e 85 mijë e 600 €.