Dep. i trans. të mallrave

Departamenti i Transportit të Mallrave është pjesë përbërëse e HK-Trainkos-Sh.A dhe është përgjegjës për komplet operimin me mjete të transportit të mallrave brenda Ndërmarrjes. Departamenti i Transportit të Mallrave udhëhiqet nga Drejtori, i cili ka përgjegjësi të plotë profesionale dhe ligjore për menaxhimin e Departamentit. Drejtori i Departamentit të Transportit të Mallrave i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.

Fushat që përfshinë Departamenti i Transportit të Mallrave janë të paraqitura më poshtë:

  1. a) Ofrimi i shërbimeve të transportit të mallrave
  2. b) Organizimi dhe operimi i trenave të mallrave në rrjetin hekurudhor. Departamenti i Transportit të Mallrave në mënyrë që të funksionojë me një efikasitet më të mirë dhe me një përgjegjësi më të qartë, është i organizuar në kuadër të Sektorit të Transportit të Mallrave.

Sektori i Transportit të Mallrave

  1. a) Sektori i Transportit të Mallrave merret me organizimin dhe kryerjen e transportit të mallrave duke pasur parasysh shfrytëzimin racional të mjeteve tërheqëse dhe të tërhequra.
  2. b) Sektori i Transportit të Mallrave është përgjegjës për parkun e mjeteve lëvizëse (lokomotivave dhe vagonëve), dhe në bashkëpunim me Zyrën e Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse përcjell gjendjen faktike të këtij parku si dhe rekomandon tek Drejtori i Departamentit të Transportit të Mallrave për planet në drejtim të plotësimit të këtij parku me mjete të nevojshme në bazë të kërkesave të transportit.
  3. c) Është përgjegjës për planifikimin, organizimin e transportit si dhe kryerjen e detyrave të planifikuara me qëllim të plotësimit të kërkesave të klientëve dhe krijimin e të hyrave për Ndërmarrjen.
  4. d) Bashkëpunon me klientë dhe kujdeset për përmirësimin e strukturës së transportit me qëllim të rritjes së vëllimit të transportit në përgjithësi.
  5. e) Bashkëpunon dhe koordinon punën me Sektorët tjerë me qëllim të kryerjes së detyrave të parashtruara sa më shpejt dhe sigurt.
  6. f) Ky Sektor merret me organizimin operativ të transportit të mallrave në përgjithësi ku përmes bashkëpunëtorëve përkatës bën planifikimin e trenave dhe tërheqjes së vagonëve të plotë dhe të zbrazët për drejtime të destinuara si dhe në bashkëpunim me shërbimet tjera përkatëse kryen organizimin e punës me qëllim të lëvizjes së trenave pa pengesa.
  7. g) Bën përgatitjen e raporteve, informatave dhe shënimeve statistikore për nevojat e Sektorit lidhur me transportin e mallrave dhe ecurinë e tij.
  8. h) Me anë të kontakteve ditore bashkëpunon dhe koordinon punët rreth transportit të mallrave me Hekurudhat fqinje sipas marrëveshjeve bilaterale.
  9. i) Me koordinim të ngushtë me stacionet hekurudhore kujdeset lidhur me gjendjen e vagonëve nëpër stacione dhe jep planin e lëvizjes së këtyre vagonëve në drejtime të caktuara.
  10. j) Kujdeset që gjatë planifikimit të transportit të bëhet shfrytëzimi sa më racional i lokomotivave dhe vagonëve në stacionet kufitare ku bëhet regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të vagonëve të plotë dhe të zbrazët për drejtime të ndryshme.
  11. k) Me anë të pjesëmarrjes direkte në proces dhe me kontakte të rregullta me autoritetet doganore kujdeset që çdo mall që transportohet nga ne të kalojë nëpër procedurat doganore të caktuara si për import ashtu edhe për eksport (deri në funksionalizimin e Sektorit të Shpedicionit).
  12. l) Kryen llogaritjen dhe kontrollin e shpenzimeve të transportit, gjegjësisht llogaritjen e të hyrave që krijohen nga të gjithë klientët e Ndërmarrjes sonë që shfrytëzojnë shërbimin e transportit të mallrave si dhe i dërgon këto llogaritje për faturim në shërbimin financiar të Ndërmarrjes.
  13. m) Përgatitë dokumentacionin e nevojshëm për dërgesat e pranuara në transport si dhe bën përcjelljen e ecurive së këtyre dërgesave dhe gjithashtu furnizon të gjitha stacionet me formularë të nevojshëm për mbajtjen e shënimeve të transportit të mallrave.
  14. n) Merret me organizimin e punës me qëllim të tërheqjes së trenave të mallrave dhe mbikëqyrë realizimin e detyrave të planifikuara dhe bashkëpunon ngushtë me Sektorin e MML-së lidhur me aftësimin e lokomotivave dhe vagonëve që të jenë të gatshme për eksploatim si dhe analizon defektet e mjeteve tërheqëse dhe merr masa për evitimin e shkaqeve të defekteve.
  15. o) Bashkëpunon dhe koordinon punët me shërbimet përkatëse rreth organizimit të tërheqjes së trenave të mallrave.
  16. p) Siguron me kohë lokomotivat dhe personelin për trenat e mallrave dhe po ashtu kujdeset për dërgimin e lokomotivave dhe vagonëve në kontrollime të rregullta si dhe bën angazhimin korrekt dhe racional të personelit në shërbim.
  17. q) Brenda këtij Sektori organizohet-kryhet trajnimi i personelit për seri të lokomotivave dhe shkollimin e rregullt sipas planit si dhe bëhet testimi i personelit përkatës me anë të provimeve periodike të parapara me rregullore të brendshme të Ndërmarrjes. Shkollimin e bënë Sektori i Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Administratës, ndërsa ne (sipas mundësisë dhe nevojës) japim ligjerues!
  18. r) Analizon shpenzimet e derivateve të naftës për secilën lokomotivë dhe çdo muaj përgatitë raporte të nevojshme për Sektorin dhe Departamentin.

Sektori i Transportit të Mallrave do ketë njësitë si në vijim:

  1. a) Njësia e Planifikimit dhe Dispeçerëve
  2. b) Njësia e Tërheqjës
  3. c) Njësia e Komerciales.