Njoftim
Hekurudhat e Kosovës Trainkos Sh.A. duke ju dëshiruar udhëtime të këndshme me Tren ju njofton për disa ndryshime në pajisjen me biletë udhëtimi!
¨ Të gjithë udhëtarët duhet të pajisen me bileta në Stacion;
¨ Udhëtarët të cilët nuk pajisen me bileta në Stacion, në Tren do të paguajnë shumën shtesë prej 0.50 €;
¨ Të gjithë studentët duhet të pajisen me ID kartelë në zyrat e Trainkos-it në Fushë Kosovë dhe
¨ Studentët të cilët nuk posedojnë ID kartelë do të paguajnë biletë të rregullt udhëtimi.
¨ Kategoritë e udhëtarëve të cilët janë të liruar nga pagesat e biletave (kategoritë si më poshtë) duhet të pajisen me ID kartelë:
Þ Familjet e Dëshmorëve dhe martirëve të luftës (Prindërit, bashkëshorti/ja dhe fëmijët);
Þ Invalidët e luftës së UÇK-së;
Þ Veteranët e luftës së UÇK-së dhe
Þ Punëtorët e HK-Infrakos dhe HK-Trainkos.
Pajisja me ID kartelë bëhet në zyrat e HK-Trainkos Sh.A. në Fushë Kosovë prej orës 08:30 deri 15:30.
Personat që dëshirojnë të pajisen me ID kartelë duhet të sjellin me vete dëshmi valide të kategorisë që i përkasin.
Pagesa për pajisje me ID kartelë kushton 2 €
Pajisja me ID kartelë do të fillojë nga data 07.09.2015
Vërejtje: Personat të cilët nuk posedojnë me vete ID kartelën e lëshuar nga HK-Trainkos do të paguajnë biletë të rregullt udhëtimi.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!










