Autorizimi për futjen në shërbim të mjeteve lëvizëse të Trainkos-it

Bazuar në Ligjin 04/L-063 për Hekurudhat e Republikës së Kosovës, neni 18 paragrafi 3.1; 3.3, neni 109, 110, 111, Direktivës Evropiane për Siguri 2004/49/EC dhe Direktivës  Evropiane për Interoperabilitet 2008/57/EC, Mjetit të transportit për futje në shërbim duhet t’i jepet autorizimi  për futjen në shërbim nga organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore, kur të gjitha nënsistemet strukturale të mjetit të transportit kanë qenë të autorizuara për futje në shërbim pas procedurave të vlerësimit dhe verifikimit të paraqitura në specifikimet teknike të interoperabilitetit. ARH respektivisht departamenti i sigurisë është përgjegjëse për dhënien e autorizimit për futjen në shërbim të mjetit hekurudhor si dhe është përgjegjës për kontrollin e pajtueshmërisë teknike ndërmjet nënsistemeve të mjeteve të transportit dhe integrimit të sigurt të tyre, pajtueshmërinë teknike ndërmjet mjeteve të  transportit me rrjetin dhe pajtueshmërinë teknike me rregullat tjera nacionale.

ARH respektivisht departamenti i sigurisë më datë: 26.07.2013 ka pranuar kërkesën nga Trainkos për të marrë autorizimin për futjen në shërbim pas riparimit për dy trena motorik dhe një lokomotive, ku ky proces i dhënies së autorizimit ka përfunduar më datë: 12.08.2013, mandej më datë: 11.10.2013 departamenti i sigurisë ka pranuar kërkesën nga Trainkos për të marrë autorizimin për futjen në shërbim edhe për dy trena motorik dhe njëmbëdhjetë lokomotiva, i cili ka përfunduar më datë: 05.12.2013, brenda afateve ligjore dhe bazuar në kërkesat sipas Ligjit 04/L-063 për Hekurudhat e Republikës së Kosovës, Direktivës Evropiane për Siguri 2004/49/EC dhe Direktivës për Interoperabilitet 2008/57/EC. Gjithashtu departamenti i sigurisë më datë: 19.11.2013 ka pranuar kërkesën nga Trainkos për të marrë autorizimin për futjen në shërbim edhe për nëntë vagonë të udhëtarëve proces ky i cili është duke vazhduar.

ARH respektivisht departamenti përgjegjës për sigurinë hekurudhore i kryen detyrat e veta në mënyrë të hapur, jo diskriminuese dhe transparente. Departamenti përgjegjës për Sigurinë Hekurudhore mbetet i përkushtuar që të ju përgjigjet me përpikëri kërkesave dhe aplikimeve nga Ndërmarrjet hekurudhore, Menaxheri i Infrastrukturës apo palët tjera dhe të bënë komunikimin e informacionit sipas kërkesave të tyre pa ndonjë vonesë.

 

(Nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave)