Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershor, fëmijët e Kopshtit “Gëzimi Ynë” e shënuan në tren

Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin, tashmë po bëhet tradicionale që fëmijët e kopshtit “Gëzimi Ynë” nga Fushë Kosova, ta festojnë së bashku me ne duke realizuar shëtitje me tren. Më një qershor stacioni i trenit në Fushë Kosovë ishte me i zhurmshëm se kurrë, aty kishin ardhur në festën e tyre fëmijët e kopshtit “Gëzimi Ynë” të veshur me plot ngjyra dhe lajtmotive të ndryshme, ata bashkë më edukatorët dhe prindërit po i gëzoheshin festës së tyre, të veshur me veshje kombëtare, apo si balerina të vogla e disa të tjerë si heronjtë e tyre në filmat e animuar ata i dhanë atmosferën me festive të mundësime këtij stacioni. Në anën tjetër Trainkos Sha.A ishte kujdesur që treni i festës të ishte një tren plot ngjyra të hareshme.
Shëtitja u realizua në relacionin Fushë Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas, nën kujdesin e stafit të Trainkos Sh.A dhe edukatorëve dhe prindërve të Kopshtit “Gëzimi Ynë”, të cilët gjatë gjithë kohës u kujdesen që duke ruajtur atmosferën festive të shuanin kureshtjen e fëmijëve për trenin dhe udhëtimin me tren.
Fëmijët dhe edukatorët e tyre u shprehën të kënaqur me mundësinë e krijuar nga kompania Trainkos Sh.A për të realizuar dy vite radhazi një aktivitet të tillë që siç duket i bën shumë të lumtur këta fëmijë, në anën tjetër edhe stafi i kompanisë ishin të kënaqur që po krijonin një mundësi të tillë dhe se ishin pjesë e festës së bukur të këtyre fëmijëve.
Menxhmenti i kompanisë Trainkos Sh. A, do të vazhdojë të ndihmojë në realizimin e aktiviteteve të tilla sidomos ato që janë edukative për fëmijët.