Fillon edinicioni i 10-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”

Të shtunën me datën 30.09.2017 në Fushë Kosovë  ka filluar edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron” (Hn’F), një ndër ngjarjet më të shënuara nga fusha e kulturës në vendin tonë.

“Hyjnesha në fron” do të zgjasë pesë ditë dhe projeksionet e tij do të realizohen në tri lokacione, përkatësisht në tren, në sallën e Stacionit të trenave dhe në “Hotelin Hyjnesha” ku edhe do të zhvillohet gala mbrëmja e hapjes ceremoniale.