Fillon së zbatuari projekti (RVO) për trajnimin e stafit ekzekutiv të TRAINKOS-it i financuar nga Qeveria e Holandës

Projekti RVO (në origjinal: Netherlands Enterprise Agency – Rijksdienst voor Ondernemend Nederland, International Projects, Missions and Matchmaking) është projekt i cili ka kaluar nëpër fazat e rregullta të propozimit, shqyrtimit dhe aprovimit final nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë Holandeze. Projekti do të zgjatë dy vite (2015 dhe 2016) me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera. Pjesa e parë ka katër module të aprovuara:

  • Moduli i trajnimit të Makinistëve i cili është i ndarë në pesë grupe nga pesë pjesëmarrës, trajnimet në Holandë do të mbahen sipas planit të veprimit, grupi parë nga data 14-18 Shtator 2015 dhe grupi i dytë nga data 28 Shtator deri më 02 Tetor 2015. Tri grupet tjera janë të planifikuar për muajin Mars 2016.
  • Moduli i trajnimit të stafit të Mirëmbajtjes ka të planifikuar dy periudha trajnuese në Holandë (nga 26 deri 30 Tetor 2015 dhe nga 04 deri 08 Prill 2016) dhe një në Kosovë (nga 25 deri 29 Prill 2016).
  • Moduli i trajnimit të stafit të Operimit dhe Sigurisë ka të planifikuara dy periudha trajnuese një në Holandë (nga 27 Shtator deri më 02 Tetor 2015) dhe një në Kosovë (nga data 23 deri 27 Nëntor 2015 dhe
  • Moduli i katërt – këshilla për trajnime dhe përmbyllja e fazës së parë të projektit do të definojë suksesin e pjesës së parë të projektit dhe mundësitë për vazhdimin e projektit me modulet propozuara për periudhën tjetër dy vjeçare.

TRAINKOS Sh.A. ju është mirënjohës për kontributin dhe angazhimin e dhënë Ambasadorit të Holandës në Republikën e Kosovës z. Bosch, përgjegjësit për zbatimin e projekteve të financuara nga Qeveria Holandeze në Kosovës z. Brands, përgjegjësit të projektit RVO për projekte ndërkombëtare z. Frank Buizer, zyrtarit ndërlidhës të projektit z. Hans Rijckenberg, menaxherit të projektit nga kompania EIS z. Diederik van Leeuwen dhe konsulentit të kompanisë EIS z. Jan Schippers.

image2