Konferenca e 15 Shtatorit 2016, Zhvillimi i Sistemit Hekurudhorë në Evropën Jug-Lindore (EJL)

Mbështetja e Qeverisë së Mbretërisë Holandeze me Projektin e trajnimit të stafit ekzekutiv të TRAINKOS-it ka kulmuar me krijimin e mundësive për organizimin e Konferencës së mbajtur më 15 Shtator 2016. Kjo Konferencë është aprovuar dhe mbështetur nga të gjithë akterët relevant duke i pas parasysh proceset e ndryshimeve rrënjësore të sektorit hekurudhorë në Republikën e Kosovës, mbështetjen nga BE-ja dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) si dhe kohën e përshtatshme për të u mbajtur Konferenca e parë për hekurudhat.

foto1

Konferenca e organizuar nga TRAINKOS-i ku mikpritës ka qenë Ministria e Infrastrukturës e cila krijon dhe zbaton politikat zhvillimore të këtij sektori ka mbledhur institucione vendore dhe ndërkombëtare që direkt dhe indirekt ndikojnë në zhvillimin e transportit hekurudhorë brenda dhe jashtë vendit. Konkretisht në Konferencë kanë marrë pjesë aktive institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës siç janë: MI, MzhE, MF, ARH, INFRAKOS-i dhe TRAINKOS-i, IFN (BERZh-i, BIE dhe Banka Botërore), Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, SEETO, asociacioni hekurudhorë Evropian – CER dhe përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë të biznesit.

foto2

 

Konferenca është organizuar dhe mbajtur në tri sesione:

  1. Zhvillimi i sektorit hekurudhorë në EJL, infrastruktura dhe shërbimet e qeverisë, institucionet financiare, entitetet hekurudhore dhe kompanitë ndërkombëtare;
  2. Zbatimi i investimeve nga institucionet ndërkombëtare dhe
  3. Diskutimi në tri tryeza të rrumbullakëta për: a) partneriteti publiko-privat, procedurat e prokurimit dhe mundësitë për investime nga kompanitë e huaja; b) mirëmbajtja e infrastrukturës dhe mjeteve lëvizëse në perspektivën regjionale dhe c) zhvillimi profesional i sektorit hekurudhorë regjional.
foto3

Nga diskutimet në Konferencë dhe konkluzionet e dala nga kjo Konferencë priten rezultate konkrete që kanë të bëjnë me zbatimin e planit të veprimit (2015 – 2020) të precizuara në “Strategjinë Sektoriale dhe Transportin Multi Modal të Qeverisë së Kosovës dhe “Masat e Buta” për periudhën 2016-2020 të precizuara në dokumentin e lëshuar nga SEETO.

foto4

Veprimet për të korrur suksese me këtë iniciativë kërkojnë mobilizim dhe përkushtim më të madh të të gjithë akterëve relevant se deri më tani! Mbështetja në këto procese është garantuar nga ZNKE-ja përmes WBIF-it, IPA-s dhe TAIEX-it.