Njoftim

Untitled

 

 

 

 

Njoftim

Hekurudhat e Kosovës Trainkos Sh.A.  duke ju dëshiruar udhëtime të  këndshme me  Tren ju  njofton për disa ndryshime në pajisjen me biletë udhëtimi!

¨    Të gjithë udhëtarët duhet të pajisen me bileta në Stacion;

¨    Udhëtarët të cilët nuk pajisen me bileta në Stacion, në Tren do të paguajnë shumën shtesë prej 0.50 €;

¨    Të gjithë studentët duhet të pajisen me ID kartelë në zyrat e Trainkos-it në Fushë Kosovë dhe

¨    Studentët të cilët nuk posedojnë ID kartelë do të paguajnë biletë të rregullt udhëtimi.

¨     Kategoritë e udhëtarëve të cilët janë të liruar nga pagesat e biletave (kategoritë si më poshtë) duhet të pajisen me ID kartelë:

Þ   Familjet e Dëshmorëve dhe martirëve të luftës (Prindërit, bashkëshorti/ja dhe fëmijët);

Þ   Invalidët e luftës së UÇK-së;

Þ   Veteranët e luftës së UÇK-së dhe

Þ   Punëtorët e HK-Infrakos dhe HK-Trainkos.

Pajisja me ID kartelë bëhet në zyrat e HK-Trainkos Sh.A. në Fushë Kosovë prej orës 08:30 deri  15:30.

Personat që dëshirojnë të pajisen me ID kartelë duhet të sjellin me vete dëshmi valide të kategorisë që i përkasin.

Pagesa për pajisje me ID kartelë  kushton 2  €

Pajisja me ID kartelë do të fillojë nga data 07.09.2015

Vërejtje: Personat të cilët nuk posedojnë me vete ID kartelën e lëshuar nga  HK-Trainkos do të paguajnë biletë të rregullt udhëtimi.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!