Kompania Trainkos vazhdon t’u sigurojë institucioneve arsmiore, mundësi të shëtitjeve me tren në të gjitha relacionet funksionale në Kosovë
Kompania Trainkos vazhdon t’u mundësojë institucioneve arsmiore, shëtitje me tren në të gjitha relacionet funksionale në Kosovë, në kuadrin e kësaj mundësie të ofruar nga kompania jonë, nxënësit e ciklit të ulët nga “Amerikan School of Kosova” më dt. 26 prill 2012, kanë realizuar një shëtitje me tren, në relacionin Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas.
Udhëtimi me tren përveç kënaqësisë dhe emocionit që sjell për fëmijët i vëdijëson ata edhe për mundësinë e udhëtimit më një mjet transporti shumë të saktë, të sigurtë dhe shumë ekologjik, për dallim nga mjetet tjera të transportit.
Edhe në shëtitjen e realizuar me nxënësit e “Amerikan School of Kosova” zyrtarët e Trainkos u kujdesën për një udhëtim sa më të rehatshëm dhe asistuan stafin e shkollës për një informim sa më të mirë për trenat dhe udhëtimet me trena.
Stafi i shkollës “Amerikan School of Kosova” dhe nxënësit pjesmarrës në këtë aktivitet u ndanë shumë të kënaqur me këtë shëtitje dhe shprehën mirënjohjen dhe falenderimin për kompaninë Trainkos për mundesinë e dhënë.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun-Trainkos Sh.A
e-mail: [email protected], Tel.: 038/550-550-510










