Për here te pare behet Licensimi i 22 Makinistëve

Pjesëmarrës ne ketë ceremoni te ndarjes se licencave për 22 Makinistë ishin;

Ambasadori i Britanisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ian Cliff

Drejtori i Përgjithshëm i ARH-se, Enis Berisha

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomike Infrastrukture, Tregti Industri Deputeti ,Raif Qela

Kryeshefi Ekzekutiv i Trainkos SH.A ,Gelor Shala

Anëtari i Bordit te Drejtoreve te Trainkos SH.A ,Shkumbin Hyseni

foto 2

 

 

 

 

 

 

 

 

Ceremonia për licencimin e makinistëve te ndërmarrjes hekurudhore për operim me trena Trainkos Sh.a u hape me një fjale përshëndetës për te pranishmit nga Drejtori i Përgjithshëm i ARH-se Enis Berisha, i cili beri një paraqitje te punëve dhe te arriturave te ARH-se. Berisha ketë dite e cilësoi si dite te rëndësishme për te gjithë makinistët te cilët u licencuan sot sidomos për ndërmarrjen hekurudhore Trainkos pasi qe për here te pare ne Kosove po ndodhe qe te kryhet një proces i licencimit te makinistëve.

Pas përfundimit me sukses te licencimit te kryerjes se shërbimeve kemi filluar procedurat për përgatitjen e te gjitha dokumenteve për lëshimin e licencave për makinistët e Trainkos te cilat ane te domosdoshme për operimet ne shërbimet hekurudhore konform dispozitave ligjore ne fuqi ne Republikën e Kosovës dhe atë te BE-se, tani me edhe ky proces ka përfunduar dhe sot behet shpërndarja e Licensave për Makinistë, tha Berisha.

Më tej, Drejtori i ARH-së i përgëzoi të gjithë makinistët të cilët përfituan licencat e tyre në këtë fazë të licencimit. Shfrytëzoi rastin që të përgëzoi të gjithë makinistët të cilët nga sot do të jenë të pajisur me licenca për ushtrimin e profesionit të tyre ashtu siç parashihet në Ligjin për Hekurudhat e Kosovës dhe Rregulloren për Licencimin e Makinistëve, ka theksuar Berisha.

foto 5

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërsa, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar falënderoj organizatorin për ftesën qe i është bere dhe tha se është një dite shume e rëndësishme për Makinistë. Z. Cliff foli për angazhimet e vendit të cilin ai përfaqëson për të dhënë kontribut në zhvillimin e sektorit hekurudhor në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për mbështetjen e pa rezervë për tërheqjen e investimeve për këtë sektor i cili ka rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjithashtu ambasadori Cliff nuk la pa përmendur para të pranishmëve edhe përvojën e tij si drejtues i lokomotivës me avull kur ai ishte i ri.

Kjo ceremoni e organizuar nga Autoriteti Rregullative i Hekurudhave, për licencimin e makinistëve më kthen në kujtime kohën kur unë si i ri drejtoja lokomotivat me avull në Londrën lindore”, ka thënë Cliff.

  1. Cliff tha qe shpreson qe Qeveria e Kosovës, respektivisht, MZHE, MI dhe MF te angazhohen me tepër qe investimet ne parkun e mjeteve lëvizëse te Trainkos te jene me te mëdha.

Fjalë rasti gjatë kësaj ceremonie pati edhe përfaqësuesi i Kuvendit të Kosovës Deputeti Raif Qela, i cili i uroj makinistët për marrjen e licencave, ku me ketë licencim pos qe janë përmbushe kushtet ligjore,  rritet edhe siguria ne komunikacion.

Gjate kësaj ceremonie fjalën mori edhe Anëtari i Bordit te Drejtoreve te Trainkos SH.A Shkumbin Hyseni.

Te nderuar Pjesëmarrës;

Fillimisht me lejoni të ju drejtohem atyre për të cilët edhe jemi takuar sot, atyre që më së shumti janë meritor sikurse dje ashtu sot dhe padyshim dhe nesër që trenat nuk do t’i ndalin për t’u ofruar shërbime qytetarëve tanë në komunikimin dhe lidhjet midis tyre si dhe shërbimet për bizneset që çdo ditë e më shumë po i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë. Pra, merita më e madhe për këtë është për heronjtë e hekurudhave – për makinistët.

Në emër të Bordit të Drejtorëve dhe gjithë stafit të Hekurudhave të Kosovës Trainkos Sh.A., ju përshëndes për pjesëmarrje, mbështetje dhe bashkëpunim, në veçanti:

Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, z. Blerand Stavileci

Ministrin e Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku

Ambasadorin e Britanisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ian Cliff

Përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës në krye me z. Enis Berisha

Si dhe përfaqësuesit e mediave dhe të gjithë të pranishmit tjerë

Të nderuar të pranishëm,

Jemi mbledhur sot, në këtë vend për të shënuar një moment tejet të rëndësishëm për Hekurudhën, pra licencimin e makinistëve e cila bëhet për herë të parë në Republikën e Kosovës. Në këtë rast nuk mund të kalojmë pa thënë dy-tri fjalë për historikun e vet hekurudhave të Kosovës dhe si pikënisje marrim vitin 1874 kur u bë ndërtimi i linjës së parë hekurudhore. Më pastaj, zhvillimi i hekurudhave ka kaluar nëpër faza e procese të ndryshme dhe tejet sfiduese për të arritur deri te momenti kur Hekurudhat e Kosovës si Shoqëri Aksionare me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndahen në dy ndërmarrje; në Trainkos Sh.A, dhe pjesën e Infrastrukturës. Pra, Trainkosi si ndërmarrje e re themelimin e saj e shënon  më 1 shtator të vitit 2011. Në kuadër të resurseve humane, Trainkosi aktualisht numëron mbi 220 punëtorë, të cilët sfidohen çdo ditë e më shumë me resurset materiale sa i përket mjeteve lëvizëse tejet të vjetruara. Përtëritja e tyre mbetet sfida për të ardhmen.

 

Të nderuar të pranishëm,

Sot, pas përmbushjes së të gjitha obligimeve ligjore, makinistët e Trainkosit po licencohen nga ARH. Ky proces tejet i rëndësishëm në zhvillimin profesional të stafit të Trainkos-it, jep një sinjal të qartë për përkushtimin tonë të përbashkët për të zhvilluar dhe avancuar hekurudhën në kushtet dhe mundësitë të cilat gjendemi.

Andaj, ju makinist të nderuar, që gjithherë jeni në krye të detyrës më përgjegjësi dhe përkushtim, përkundër përballjes jo të rrallë me momente delikate dhe të vështira, asnjëherë nuk ndaluat se drejtuari Lokomotivën, ju përgëzojmë për këtë

Me licencimin e makinistëve, ne sot, po përmbyllim një proces tejet të rëndësishëm për t’u hapur rrugë zhvillimeve tjera profesionale të stafit. Në këtë kontekst, në kuadër të përgatitjes dhe avancimit të stafit, gjithashtu kemi fituar një donacion nga qeveria holandeze për trajnimin e mëtejmë të punonjësve tanë. Gjithashtu, kemi arritur edhe disa marrëveshje bashkëpunimi me Hekurudhat Turke dhe hekurudhat fqinje, të cilat janë sinjal drejt prosperitetit.

 

Të nderuar,

Njëra nga sfidat kryesore mbetet pasurimi i parkut të mjeteve lëvizëse me mjete të reja sipas standardeve evropiane të transportit hekurudhor. Kjo është sfida më e madhe. Andaj, duhet që të gjithë së bashku, duke filluar nga aksionari (qeveria), të angazhohemi për të siguruar fonde për ngritje të kapaciteteve teknike. Shuma e buxhetit që aktualisht ndan Qeveria për investime në mjete lëvizëse në baza vjetore, është tejet e vogël, vetëm rreth 25 % e vlerës së një lokomotive të re në treg. Në këtë drejtim, të bëjmë më shumë me qëllim që të rrisim kapacitetet dhe t’ia shtojmë vlerën Trainkos-it

 

Sikur të mos mjaftoj kjo, në bazë të Ligjit të Hekurudhës, Aksionari pra Qeveria duhet që të mbulojë të gjitha shpenzimet në transportin e udhëtarëve dhe të lejoj një përqindje të fitimit për operatorin. Për shkak të mos mbulimit të plotë të këtyre shpenzimeve Trainkos-it i shkaktohen humbje të larta në transportin e udhëtarëve, të cilat arrijnë deri në gjysmë milion euro për vit. Si pasojë e kësaj ne përballemi çdo ditë me vështirësi në mbulimin e këtyre humbjeve dhe njëkohësisht kufizohemi për investime tjera. Shpresojmë dhe besojmë se Qeveria do të veprojë sa më parë komform ligjit për ketë çështje.

Një ndër pengesat tjera për zhvillimin e Trainkos-it mbetet edhe mungesa e linjave tjera hekurudhore. Aktualisht klientëve tanë mund t’i ofrojmë vetëm një mundësi për transport jashtë Kosovës dhe atë vetëm përmes Linjës së Shkupit. Hapja e Linjës veriore dhe ndërtimi i linjave të reja do të ishte pikë kthese për zhvillimin dhe avancimin e hekurudhës si tërësi.

Sigurisht, se sfidat dhe rreziqet nuk ndalen me kaq. Ndër rreziqet me të mëdha që i kanoset Trainkos-it, mund të jenë edhe futja e operatorëve tjerë në treg në një fazë kur Trainkosi është i papërgatitur për konkurrencë dhe sigurisht se për këtë ende në Kosovë nuk ka treg për operatorë tjerë. Rreziku në këtë fazë nga operatoret tjerë do të peshojë rëndë në barrën e mbi 220 punëtorëve dhe familjeve të tyre. Sigurisht që ne jemi për hapje të tregut dhe futjen e operatorëve privat, por paraprakisht të bëhet përgatitja e Trainkos-it për këtë dhe të krijohen edhe kushtet e tregut. Për këtë çështje do të ishte mirë që t’i shohim edhe praktikat e vendeve të rajonit dhe mos të biem nën ndikimin e interesave dhe politikave ditore. Trainkos, me kapacitetin që ka, do t’i përballoj mjaftueshëm shtimit të kërkesave për transport edhe për disa vite. Me ketë transport të tanishëm, nuk ka vend për më shumë së një operator. Andaj, kërkohet ndërtimi i një strategjie të qartë qeveritare e cila më pas do t’i hapte rrugë edhe vendimeve e veprimeve nga ana e ARH-së. Duke parë bashkëpunimin që kemi ndërtuar kohën e fundit, besoj dhe shpresoj që së bashku me ARH-në dhe akterët tjerë do bëjmë më të mirën për vendin dhe veçanërisht për Hekurudhën e Kosovës.

 

Të nderuar,

 

Trainkosi ka vënë themelet e një ndërmarrje të qëndrueshme dhe të suksesshme. Falë menaxhimit dhe organizimit të mirë të transportit ndërmarrjen nga operimi me rezultat negativ e kemi shndërruar në ndërmarrje fitimprurëse dhe likuide. Transporti i mallrave ka bërë që ne të arrijmë t’i mbulojmë edhe humbjet nga transporti i udhëtarëve si dhe të mbulojmë shpenzimet operative pa rrezikuar funksionimin. Trainkos-i ka një staf mirë të përgatitur që vazhdon të avancoj çdo ditë e më shumë. Vizioni, përkushtimi dhe vullneti nuk mungojnë. Jemi të bindur se këtë ndërmarrje do ta forcojmë edhe më shumë. Derisa makinistëve që sot po licencohen ju uroj suksese e punë të mbarë në profesionin e tyre, shfrytëzoj rastin të shpreh respektin dhe nderimin për të gjithë ata makinistë që në periudha të ndryshme kohore kanë shërbyer në hekurudhat e Kosovës e të cilët fizikisht nuk janë më në mesin tonë.