Zyra e Mjeteve Lëvizëse- MML
Zyra e mjeteve lëvizëse është pjesë përbërëse e TRAINKOS-it dhe merret me fushën e mirëmbajtjes së lokomotivave dhe vagonëve brenda kompanisë, ka një rol të rëndësishëm në kompani, si rol kryesor është mirëmbajtja e mjeteve lëvizëse, servisime, riparime dhe kontrollime të lokomotivave dhe vagonëve, të cilat kryhen me staf profesional të trajnuar.
Fushat që përfshihen në Zyrën e mjeteve lëvizëse janë:
a) Mirëmbajtja e lokomotivave dhe trenave motorik
b) Mirëmbajtja e vagonëve të udhëtarëve dhe të mallrave
c) Gdhendja e rrotave të lokomotivave dhe vagonëve, për klientët vendor dhe ndërkombëtar
Mjetet lëvizëse
a) Mirëmbajtja e lokomotivave dhe trenave motorik, kryhet në punëtorin e mirëmbajtjes së lokomotivave, shërbimet të cilat I ofron si mirëmbajtje e lokomotivave janë:
• Servisime
• Riparime
• Kontrollime
Mirëmbajtja e vagonëve
b) Mirëmbajtja e vagonëve të udhëtarëve dhe të mallrave, kryhet në punëtorin e mirëmbajtjes së vagonëve të udhëtarëve dhe të mallrave, shërbimet të cilat i ofron si mirëmbajtjeje janë:
• Riparime
• Kontrollime
b)Bëjmë gdhendjen e rrotave të lokomotivave dhe vagonëve, për klientët vendor dhe ndërkombëtar, kryhet në punëtorin me staf profesional dhe të trajnuar për gdhendje të rrotave, në lokomotiva të ndryshme dhe vagonëve të udhëtarëve dhe të mallrave, me makineri profesional