Trainkos mundëson shëtitje edukative për fëmijët e kopshtit “Fatosat “ në Prishtinë

Më datën 23 prill 2012 një grup fëmijësh të moshave 5-6 vjeç, që frekuentojnë Institucionin Parashkollor ”Fatosat“ në Prishtinë, nën kujdesin e edukatorëve dhe zyrtarëve të kompanisë Trainkos, kanë realizuar një shëtitje edukative në hapësirat e punës së kompanisë Trainkos. Në këtë aktivitet fëmijët kanë pasur mundësinë të njoftohen me historikun, aktivitetet dhe të realizojnë një shëtitje me tren,  në relacionin Fushë Kosovë – Prishtinë dhe anasjelltas. Zyrtarët e kompanisë së bashku me edukatorët e kopshtit iu shpjeguan fëmijëve për historikun e trenave, më ç`rast  fëmijët kanë pasur mundësinë të shohin nga afër lokomotivën më avull, një monument më vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore të kumunikacionit hekurodhor të Kosovës.

Foto. 1 Fëmijët e kopshtit “Fatosat “ në Prishtinë, së bashku me edukatorët e tyre dhe zyrtarët e kompanisë Trainkos Sh.A, gjatë vizitës edukative.

Fëmijët paten mundësinë që të vizitojnë edhe muzeun e hekurudhave të Kosovës, po ashtu një pjesë tjetër e rëndesishme edukative gjatë këtij aktiviteti ishte edhe mësimi i fëmijëve se si bëhet  pajisja e  pasagjerëve me bileta në sportelet e kompanisë nëpër stacione.

Këto aktivitete zgjuan kurreshtjen e fëmijëve të cilët gjatë gjithë kohës interesoheshin dhe bënin pytje  interesante për zyrtarët e kompanisë.

Foto 2. Vizita në muzeun e Hekurudhave të Kosovës       Foto 3. Vizita në sportelet e shitjes së biletave

Padyshim, ajo që gëzoi më shumë femijët ishte realizimi i shëtitjes më tren të posaqëm nga Fushë Kosova në Prishtinë dhe anasjelltas.

Foto 4. Shëtitja me tren

Edukatorët që shoqëruan fëmijët e vlerësuan si mjaft të rëndesishme një aktivitet të tillë, i cili në mënyrë praktike u mundëson fëmijëve njohuri mbi aktivitete dhe ngjarjet e rëndësishme. Ata, më këtë rast shprehen mirënjohjen dhe falënderimin e tyre për mundësinë dhe kujdesin e treguar gjatë këtij aktiviteti nga kompania Trainkos.

Menaxhmenti i kompanisë Trainkos edhe në të kaluarën ka mundësuar aktivitete të tilla dhe në vazhdimësi angazhohet për përkrahjen e institucioneve dhe aktiviteteve edukative, sidomos atyre për fëimijë dhe nxënës.

 Foto.4. Dhurata e fëmijëve të kopshtit Fatosat nga Prishtina për kompaninë Trainkos Sh.A

Falënderimi më i madh padyshim ishte dhurata që morën zyrtarët e kompanisë nga vetë femijët, një vizatim që si motiv kishte trenin e autorë ishin vetë fëmijët.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun

Trainkos Sh.A

e-mail: [email protected]

Tel.: 038/550-550-510