Trainkos organizon ngjarje rekreative për punëtoret e saj

Trainkos Sh.A  organizon ngjarje rekreative për punëtorë veçanërisht femrat e Trainkos-it .  Ngjarja e fundit është pjesëmarrja ne  BO-Bowling, ku një herë në javë punëtoret e Trainkos-it e vizitojnë BO-Bowlingun ne Prishtinë dhe luajnë të ashtuquajturën “Loja me birila”. Kjo lojë organizohet me qëllim të motivimit të punëtoreve .

Qendra Rekreative “BO-Bowling” organizon turnire të ndryshme të lojës me birila, ndërsa turniri  i fundit është turniri i 6-të me radhë “Jeta në Kosovë Bowling  Tournament”, i cili ka filluar me datën 01.12.2011, në të cilin turnir marrin pjesë edhe punëtoret e Trainkos-it si garuese në këtë lojë .

Turniri do të mbahet në tri gjiro, gjiro e pare është mbajtur me datën 02.12.2011 ,gjiro e dytë planifikohet të mbahet më 05.12.2011 dhe gjiro finale do të mbahet me 09.12.2011. Qendra Rekreative “BO-Bowling”do të shpërblehen tri vendet e para përfituesit meshkuj të cilët kanë arritur të grumbullojnë pikë më shumë si dhe tri vende të para për femrat te cilat po ashtu kane arritur të grumbullojnë pike me shumë përgjatë  tri gjirove

.

 

Marketingu i Trainkos-it është angazhuar që edhe këtë vit ta mbështes turnirin “Jeta në Kosovë Bowling  Tournament” duke marre pjese si sponsores te ngjarjes andaj Trainkos do te ndaj katër kartela të udhëtimit pa pagesë për 4 fituesit e pare që nënkupton se ata do të gëzojnë të drejtën që të  udhëtoje pa pagese gjatë një viti nëpër drejtimet të cilat në operojnë momentalisht.