Trainkos Sh.A. rikthen në funksion Lokomotivën 009

Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A, vënë në funksion Lokomotivën 009 (tipi G1700), e cila ka qenë jashtë operimi. Funksionalizimi i Lokomotivës 009 është realizuar pas riparimit gjeneral të saj, i cili u mundësua me mjetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

1

 

Lokomotiva 009 është blerë në vitin 2006 nga Fondi i Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.

Kjo lokomotivë është prodhuar në vitin 2006 në Vossloh të Gjermanisë, është lokomotivë katër boshtore me peshë prej 80 tonë dhe me motor me kapacitet prej 1,700.00 KW.

Futja në funksion e lokomotivës 009 në flotën e mjeteve lëvizëse të Trainkos.Sh.A do të ngritë drejtpërsëdrejti kapacitetet operuese, dhe do ndikojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore në transportin e mallrave dhe udhëtarëve.

Trainkos Sh.A, është e përkushtuar ta bëj modernizimin e mjeteve lëvizëse hekurudhore për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët dhe bizneset, në këtë mënyrë duke ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Realizimin final të punimeve bënë ekipi nga kompania e njohur gjermane “Zeppelin Caterpilar” pas një pune një javore në punëtorinë e mirëmbajtjes së mjeteve lëvizëse të HK-Trainkos Sh.A në Fushë Kosovë.

2

Në kuadër të investimeve në sektorin hekurudhor gjatë vitit 2017 do të jetë edhe modernizimi i linjave hekurudhore. Në hap me këto zhvillime, edhe Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A. do të angazhohen në avancimin e shërbimeve, duke ju ofruar udhëtarëve tanë siguri, komoditet dhe kushte më të mira të udhëtimit.