Trajnimi i grupit të parë të makinistëve në Holandë i mundësuar nga projekti RVO (14-18 shtator 2015)

Fushë Kosovë, 22 shtator 2015 – Është mbajtur trajnimi i parë sipas planit të veprimit për trajnimin e stafit teknik të TRAINKOS-it. Trajnimi i makinistëve (grupi i I-rë) është mbajtur nga data 14-18 shtator 2015 në dy qyteza të vogla të Holandës Lindore – Zutphen dhe Winterswijk.

Trajnimi është mbajtur në objektet e kompanisë hekurudhore – ARRIVA, njëkohësisht për pjesën praktike janë shfrytëzuar mjetet lëvizëse të të njëjtës kompani.  I tërë trajnimi është mbajtur nën udhëheqjen e z. Ruud van Wagensveld, kurse trajnerët dhe stafi tjetër i kësaj kompanie kanë qenë në nivelin më të larë dhe gjithmonë të gatshëm për prezantim dhe sqarime. Trajnimet kanë filluar mbarë me moton “TRAINKOS-i takon ARRIV-ën” dhe mund të themi se me këtë qasje nuk kemi dyshime për suksesin e projektit.

TRAINKOS-i duhet të mburret me këtë grup të punëtorëve – makinistëve që kanë marrë pjesë në këtë trajnim dhe atë për qasjen, sjelljet dhe gatishmërinë për të përvetësuar përvoja të mira me këtë mundësi të krijuar.

SAMSUNG
SAMSUNG
SAMSUNG