Fushë Kosovë, 06 nëntor 2015 – Moduli i trajnimit të stafit të mirëmbajtjes sipas dinamikës së zbatimit të projektit RVO është mbajtur prej datës 26-31 tetor 2015. I udhëhequr dhe i mbajtur nga konsulenti i EIS-it z. Jan Schippers ka rezultuar me sukses nëse bazohemi në atë çka është planifikuar për këtë modul sipas projektit. Ky ishte trajnimi i parë në shtetin e Holandës. Pjesa e dytë e trajnimit në Holandë dhe e treta në Fushë Kosovë do të mbahet në Prill të vitit 2016.
Nga ky udhëtim është shfrytëzuar mundësia për të u takuar me zyrtarët përgjegjës të projektit RVO së bashku me zyrtarët e EIS-it dhe zyrtarin ndërlidhës të projektit për të diskutuar:
- Rrjedhën e deritashme të realizimit të projektit;
- Mundësitë për të përfituar nga një projekt i radhës nga Qeveria e Holandës dhe
- Shfrytëzimin e mundësive për të gjetur mjete lëvizëse të përdorura që nuk shfrytëzohen në shtetin e Holandës dhe ja vlejnë të i jepen donacion TRAINKOS-it.
Me realizimin e kësaj faze të projektit RVO TRAINKOS-i ju është falënderues trajnerit z. Jan Schippers për modulin e Mirëmbajtjes, përgjegjësit të projektit RVO për projekte ndërkombëtare z. Frank Buizer dhe zyrtarit ndërlidhës të projektit z. Hans Rijckenberg.
![]() |
![]() |
![]() |












