Vazhdon trajnimi i stafit të TRAINKOS-it sipas planit të zbatimit të projektit RVO (26 shtator – 02 tetor 2015)

Fushë Kosovë, 06 tetor 2015 – Trajnimi makinistëve (grupi i II-të) sipas dinamikës së zbatimit të projektit RVO ka qenë i kompletuar dhe i plotësuar me disa imtësi të vogla të cilat janë propozuar për ndryshim nga trajnimi i grupit të I-rë. Përndryshe trajnimi është mbajtur me shumë sukses nga të njëjtit ligjërues dhe në të njëjtat hapësira të kompanisë hekurudhore ARRIVA, në dy qyteza të vogla të Holandës Lindore – Zutphen dhe Winterswijk.

Trajnimi i stafit të caktuar për realizimin e trajnimit për Modulin e Operimit dhe Sigurisë kanë mbajtur trajnimet në sallën për trajnime në Zutphen nën përkujdesjen dhe udhëheqjen e z. Peter Zorge. Kjo ishte faza e parë e trajnimit në Holandë kurse pjesa e dytë do të mbahet në Fushë Kosovë në javën e katërt të muajit nëntor. Stafi ka pas mundësi të vizitojë edhe punëtorinë e mirëmbajtjes së mjeteve lëvizëse të kompanisë ARRIVA si dhe stacionin / nyjën qendrore hekurudhore të Holandës, Utrecht-in.

TRAINKOS-i ju është falënderues të gjithë trajnerëve të angazhuar, posaçërisht udhëheqësit për grupin e makinistëve z.Ruud van Wagensveld dhe udhëheqësit të grupit për Operim dhe Siguri z. Peter Zorge. Kjo fazë e projektit ka qenë e udhëhequr dhe e mbikëqyrur nga zyrtarët e kompanisë EIS (Z. Diederik van Leeuwen dhe konsulentit z. Jan Schippers). Punët rreth realizimit të projektit janë duke vajtur shumë mirë dhe investimi i Qeverisë Holandeze për këtë qëllim po del i arsyeshëm.

IMG_1685
20151001_214611
foto123