Vizita e nxenëseve të shkollës “Xhemail Mustafa” në Trainkos

Me kërkesën e Shkollës së Mesme të Ulët  “Xhemajl  Mustafa” nga Prishtina më datën 21.02.2014. është organizuar një vizitë me tren në Hekurudhat e Kosovës. Udhëtimi është realizuar në relacionin Prishtinë – Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

530

Ndër vizitat e shumta që realizohen në  Trainkos Sh.A. kësaj radhe vizitorë kishim nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, të cilët u mirëpriten nga personeli i Trainkos-it si dhe u informuan për Hekurudhën në përgjithësi, lokomotivat dhe vagonët në veçanti.

Pas vendosjes në trenin motorik fëmijët me kureshtje filluan udhëtimin dhe përgjatë kësaj rruge të kënaqur përjetonin udhëtimin dhe vështronin me kureshtje rrugëtimin e trenit motorik.

586

Sipas nxënësve të katër paraleleve të Shkollës së Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, vizita në  “Trainkos” Sh.A.,  ishte një ndjenjë e veçantë sepse për herë të parë udhëtonin me tren, dhe mbase ky do jetë kujtimi më mbresëlënës që nuk do ta harrojnë!

686

Përfaqësuesit e Shkollës “Xhemail Mustafa” si dhe nxënësit e kanë falënderuar përzemërsisht kompaninë Trainkos Sh. A.  për këtë mundësi që iu është dhënë atyre për t’u njoftuar më shumë lidhur me transportin hekurudhor në Kosovë!