Shëtitje me tren me fëmijet e shkollës Amerikane

Me kërkesën e “Shkollës Amerikane” në Prishtinë, me datën 22.09.2011 është bërë një udhëtim me tren me disa fëmijë të kësaj shkolle. Relacioni që përshkroi treni ishte Fushë Kosovë – Obiliq – Mitrovicë dhe anasjelltas. Fillimisht në stacionin e Fushë Kosovës prej nga u bo edhe nisja për në Mitrovicë, fëmijët njoftuan edhe 4 artistë nga vende të ndryshme përfshirë edhe Kosovën, të cilët punuan për një javë për ngjyrosjen e trenit me ngjyra të ndryshme, të cilin kur e panë fëmijët mbetëm të magjepsur.

Gjatë udhëtimit fëmijët kënaqeshin shumë dhe ky gëzim shihej edhe në sytë e tyre të cilët shkëlqenin. Gjatë gjithë kohës fëmijët kujdeseshin që të merrnin përgjigje në të gjitha pyetjet që ata kishin, përgjigje të cilave personeli i trenit iu përgjigjej me kënaqësi.

Gjatë udhëtimit fëmijët ndaluan paksa në stacionin e  Obiliqit, për të kënduar dhe për tu argëtuar. Më pas atyre iu bashkuan edhe disa fëmijë nga fshati Plemetin, ku për shumicën e tyre gjithashtu ishte hera e parë që udhëtonin me tren dhe ishin mjaft të gëzuar.

Pas njoftimit që patën fëmijët e të dyja shkollave, ata nën përcjelljen e arsimtarëve të tyre, hipën në tren dhe vazhduan udhëtimin e tyre për në Mitrovicë.

Nga organizatorët e këtij udhëtimi, fëmijëve iu jepen ngjyra dhe nga një fletë në mënyrë që ata të vizatojnë dhe të ngjyrosin trenin ashtu qysh edhe e shohin dhe e kanë në mendjen e tyre.

Në Mitrovicë ata pushuan disa minuta, vetëm sa për tu çlodhur dhe për të vazhduar më pas rrugën për në Prishtinë, ku edhe ishte destinacioni i fundit i këtij udhëtimi mjaft mbresëlënës për fëmijët.

Në fund, pas zbritjes ata ishin mjaft të gëzuar dhe të lumtur ngase kishin përjetuar një kënaqësi të tillë për herë të parë në jetën e tyre.