Me kërkesën e “Shkollës Amerikane” në Prishtinë, me datën 22.09.2011 është bërë një udhëtim me tren me disa fëmijë të kësaj shkolle. Relacioni që përshkroi treni ishte Fushë Kosovë – Obiliq – Mitrovicë dhe anasjelltas. Fillimisht në stacionin e Fushë Kosovës prej nga u bo edhe nisja për në Mitrovicë, fëmijët njoftuan edhe 4 artistë nga vende të ndryshme përfshirë edhe Kosovën, të cilët punuan për një javë për ngjyrosjen e trenit me ngjyra të ndryshme, të cilin kur e panë fëmijët mbetëm të magjepsur.
| Gjatë udhëtimit fëmijët kënaqeshin shumë dhe ky gëzim shihej edhe në sytë e tyre të cilët shkëlqenin. Gjatë gjithë kohës fëmijët kujdeseshin që të merrnin përgjigje në të gjitha pyetjet që ata kishin, përgjigje të cilave personeli i trenit iu përgjigjej me kënaqësi.
Gjatë udhëtimit fëmijët ndaluan paksa në stacionin e Obiliqit, për të kënduar dhe për tu argëtuar. Më pas atyre iu bashkuan edhe disa fëmijë nga fshati Plemetin, ku për shumicën e tyre gjithashtu ishte hera e parë që udhëtonin me tren dhe ishin mjaft të gëzuar. |
Pas njoftimit që patën fëmijët e të dyja shkollave, ata nën përcjelljen e arsimtarëve të tyre, hipën në tren dhe vazhduan udhëtimin e tyre për në Mitrovicë.
Në fund, pas zbritjes ata ishin mjaft të gëzuar dhe të lumtur ngase kishin përjetuar një kënaqësi të tillë për herë të parë në jetën e tyre.











