Pako TU

 

Të nderuar udhëtarë,

Trainkos Sh.A. ka lansuar një ofertë të re për të gjithë udhëtarët e saj. Duke filluar nga data 20.02.2012  të gjithë udhëtarët e Trainkos Sh.A. do të kenë mundësi të marrin pjesë në lojën shpërblyese “Çek për studentë dhe Çek për udhëtarë”. 

Trainkos Sh.A me qëllim të atraktivitetit  të sajë në tregun e transportit të udhëtarëve , ju ofron “Çekun për student” në të cilin ofron zbritje prej 20% për çdo lojë në Bo-Bowling të gjithë studentëve të cilët janë të pajisur me kartela identifikuese të udhëtimit me tren të lëshuara  nga Trainkos Sh.A.  Çekun e zbritjes do ta pranoni në momentin e aplikimit.

Ndërsa, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve të cilët paguajnë bileta kthyese gjatë  udhëtimeve me tren dhe i grumbullojnë ato për 7 ditë radhazi Trainkos Sh.A. ofron “Çekun për udhëtarë” , secilit udhëtarë që prezanton biletat e grumbulluara tek Trainkos Sh.A  ku përfiton  Çek-un për udhëtarë  në të cilin  përfshihen dy lojë pa pagesë në Bo-Bowling.

Këto beneficione nuk janë përfitimi i vetëm për udhëtarët e Trainkos Sh.A., pasi që do të ketë në vazhdimësi oferta të tjera atraktive promocionale edhe për  kategoritë e tjera të udhëtarëve të Trainkos Sh.A.